E enjte, 23-11-2017, 19:37:26
KUMANOVA
Mirë se vini $vizitorë$ | RSS
Kryesor $EMRI_MODULIT$ Regjistrohu Kyquni
Mirë se vini Vizitorë
Profili im
             
 
Nofka:
Pasword:
Ruaj
 

Kosovë

artikuj

Qeveria pranon debatin, nuk publikon marrëveshjet

Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë publike asnjërën nga marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun më Serbinë.

E diel 11 Mars 2012 17:52

 

Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë publike asnjërën nga marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun më Serbinë. Opinioni për këto marrëveshje është informuar përmes komunikatave për media të lëshuara nga zyra e ndërmjetësit Robert Kuper dhe përmes konferencave për shtyp të kryenegociatores Edita Tahiri.

Ndërkaq, në raport me Kuvendin, Qeveria deri më tani ka shmangur ratifikimin e këtyre marrëveshjeve, duke i prezantuar si konkluzione gjatë disa debateve të zhvilluara me ligjvënësit kosovarë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se nuk po i iket ratifikimit, por duhet të shikohet natyra e marrëveshjeve.

"Duhet ta shikojmë se çka është marrëveshja, si shkon ajo te faza e nënshkrimit, te faza e ratifikimit dhe çdo gjë që është e paraparë me Kushtetutë ne e përfundojmë”, thotë Kuçi.

Në anën tjetër, partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, i bën thirrje Qeverisë që ta respektojë Kushtetutën dhe rezolutat e Kuvendit në lidhje me dialogun me Serbinë. Deputeti i kësaj partie, Arben Gashi, thotë se si deputet, ai nuk ka marrë në duart e tij asnjë nga marrëveshjet apo konkluzionet e arritura deri më tash në dialogun me Serbinë, pavarësisht faktit që Qeveria thotë se është transparente.

"Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të gjitha aktet tjera juridike në Kosovë obligojnë institucionet e Kosovës që çdo marrëveshje ndërkombëtare të kalojë nëpërmjet Kuvendit dhe të ratifikohet. Po ashtu ka edhe rezoluta të Kuvendit, të cilat e detyrojnë Qeverinë dhe përfaqësuesen në këtë rast në bisedime me Serbinë që t’i raportojë Kuvendit”, shprehet Gashi.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e fton opozitën dhe të gjithë deputetët që, nëse duan të debatojnë në Kuvend, të thërrasin seancë sipas procedurave të parapara ligjore. Mirëpo, ndërsa shprehet i gatshëm për debat, Kuçi nuk konfirmon nëse marrëveshjet do të bëhen publike nga Qeveria. Madje, ai thotë se para se t’i bënte publike Qeveria e Serbisë, këto marrëveshje janë publikuar nga mediat në Kosovë.

"Kushtetuta e ka shumë të qartë se çka shkelet, e çka jo. Kur i thoni dikujt se është shkelur apo jo Kushtetuta, duhet t’i tregoni nenin, pikën që është shkelur. Është biseduar disa herë në Kuvendin e Kosovës dhe janë nxjerrë tri rezoluta për këtë dhe ku i është dhënë mbështetje dialogut. Çështja e dytë, që të thirret Qeveria në Parlament të raportojë; ka procedura dhe sa herë që respektohen procedurat ne jemi të gatshëm, sot, nesër apo kur të kenë nevojë. Dhe, e treta, specifikat e dialogut; ka aty një limit, të cilin ne duhet ta respektojmë”, thekson Kuçi.

Mospublikimi i marrëveshjeve nga ana e Qeverisë, nga analisti Belul Beqaj konsiderohet si reflektim i mungesës së transparencës.

"Ndoshta arsye që ata kanë qenë misterioz në këto veprime - i janë frikësuar publikimit të marrëveshjeve, ka të bëjë me faktin se ato nuk do të kuptoheshin, nuk do të absorboheshin nga ana e opinionit demokratik dhe në këtë kuptim do të anashkaloheshin në kuptimin e operacionalizimit të tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë analisti Beqaj.

Përveç mospublikimit, këto marrëveshje nuk kanë kaluar as procedurën e ratifikimit në Kuvend. Analisti Belul Beqaj thotë se ky fakt e vë në dyshim që arritjet në dialog të quhen marrëveshje, pasi që ndërmjetësuesi ndërkombëtar i ka prezantuar ato vetëm si konkluzione.

"Shmangia e Parlamentit flet se kemi të bëjmë me një ikje nga realiteti dhe sa më shumë që të iket nga realiteti, pasojat nga këto, t’i quajmë marrëveshje apo konkluzione, do të jenë gjithnjë e më të dhimbshme. Pyetja është legjitime, pse nuk po ratifikohen këto marrëveshje, por duhet shtruar teza nëse ato janë me të vërtetë marrëveshje?!”, vlerëson Beqaj.

Gjatë javës, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i kishte bërë thirrje Qeverisë që ta njoftojë Kuvendin me arritjet në dialogun me Serbinë.

Deputetët duhet t’i marrin përgjegjësitë që i kanë para qytetarëve të Kosovës dhe të jenë në dijeni për këto bisedime, pati deklaruar Krasniqi. /rfe/

 

** SHIQO EDHE LAJME TË TJERA AKTUALE **

 

 


Kërko në webfaqe









«  Nëntor 2017  »
Hë.Mar.Mer.Enj.Pre.Shtu.Die.
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930


Wetter Widget


ShqiponjaShqiponjaShqiponja       



RadioRadio


RTK WebTV

LAJMET E MËNGJESIT 9:30


LAJMET INFO 17:00


LAJMET QENDRORE 19:30


FAMILJA MODERNE 20:10


KAFENEJA JONË 20:10

OXYGEN SHOW 21:00

PARROTLLA 21:00


JETA NË KOSOVË 20:30


SUBVENCION 21:30



PC - SOFTWARE

dvbmagic

majorgeeks

magnus

magnus

computerbild

askvg

chip

winfuture

pc-magazin

com-magazin




Mundësuar nga:Kumanovari© 2017